osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hadije Vrioni, shqiptarja që magjepsi aristokracinë e Vjenës me bukurinë e saj, por vdiq e poshtruar nga komunizmi

Hadije Vrioni, shqiptarja që magjepsi aristokracinë e Vjenës me bukurinë e saj, por vdiq e poshtruar nga komunizmi

Nga sallonet mondane, në kampin e internimit në Kavajë, atje ku humbi njërën prej vajzave në moshë të re e ku kaloi ditët e fundit të jetës së saj.

Kjo grua e hijshme e aristokrate, quhet Hadije Vrioni. Ishte bashkëshortja e Eqrem bej Vlorës. Ishte zgjidhja: “me mend e jo me zemër” në jetën e Eqerem Bej Vlorës, veprimtar i çështjes shqiptare, diplomat, politikan, shkrimtar dhe historian shqiptar.

Kjo fotografi e Hadije Vrionit, është realizuar në një mbrëmje aristokratësh në Vjenë, ku ajo u zgjodh si më e bukura. Është nga të rrallat fotografi të saj të publikuara që vjen si një dëshmi nga jeta thuajse e panjohur e Eqrem bej Vlorës.

Hadija ishte e bija e Salih Pashë Vrionit dhe mbesa e Kahreman Pashë Vrionit (themelues i qytetit të Fierit). U martua me Eqerem Bej Vlorës në vitin 1925: “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri, por një zgjedhje e qëlluar dhe fatlume”, e përshkruan Eqerem bej Vlora në kujtimet e tij.

Një tjetër grua kishte qenë shumë e rëndësishsme në jetën e tij. Ishte Amelia Von Godi. Sipas kujtimeve të Eqerem bej Vlorës, Amali von Godin lindi në 7 mars 1882 në Bavari dhe ishte pinjolle e një familje aristokrate.

Ajo erdhi në Shqipëri në vitin 1908 për t’iu përkushtuar studimit të gjuhës dhe traditave të Shqipërisë. Në këtë kohë u njoh me Eqerem bej Vlorën dhe ra në dashuri.

Ishte pikërisht feja myslimane, e cila pengoi që dashuria e tyre e bujshme të kurorëzohej me martesë. Eqerem Bej Vlorën e ndalonte familja e tij myslimane vlonjate.

Kështu, në jetën e Eqerem Bej Vlorës erdhi Hadija, vajza e bukur e familjes së Vrionëve. Për shkak të zhvillimeve politike në Shqipëri, me ardhjen e komunistëve në pushtet, Eqerem bej Vlora u nis për mërgim. Por, para se të nisej drejt Italisë, të shoqen dhe të bijat i çoi tek e motra, e shoqja e Eqrem bej Libohovës.

E vogla ndër dy vajzat e Eqerem bej Vlorës, ishte 11 muajshe, kur u largua i ati, ndërsa e madhja 12 vjeç. Jetuan nën persekutimin komunist bashkë me të ëmën Hadijen duke lëvizur në vende të ndryshme internimi të përcaktuara nga regjimi.

Vajzat e Eqerem bej Vlorës mundën të kryejnë vetëm shkollimin e mesëm dhe më pas punuar si punëtore krahu. Njëra prej tyre vdiq e re, ndërsa nëna e tyre, Hadija, e shoqja e Eqrem beut, vdiq më 1984 në kampin e internimit në Kavajë./27.al/