osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alain Delon: Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”

Alain Delon: Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”

Legjenda e kinemasë franceze dhe botërore, Alain Delon, në moshën 82-vjeçare shprehu dëshirë të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë. Më vjen për të vjellë”, u shpreh Delon për të përjavshmen Paris Match. “Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën. E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”.

“E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet 1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

“Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime. Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”, pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.

Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema: “Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14-vjeçare… Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!” /bota.al/