osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hije dyshimi mbi pasurinë e Ivi Kasos: 1 miliardë lekë patundshmëri të pajustifikuar

Hije dyshimi mbi pasurinë e Ivi Kasos: 1 miliardë lekë patundshmëri të pajustifikuar

Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, sipas një vëzhgimi të bërë mbi pasurinë e deklaruar prej tij rezulton se në tre vite ka një ndryshim marramendës.

Bëhet fjalë për vitet 2009 -2012.

Pasuria fillestare që ai ka deklaruar në vitin 2009, në kohën që ai ka qenë avokat në Avokaturën e Shtetit është përmbysur në vitin 2012.

Në këtë vit Kaso, bërë blerje patundshmërish si një apartament, për të cilin nuk e jep adresën se e ku si dhe ka blerë një truall në Tiranë.

Apartamenti që ka blerë në vitin 2012, ka sipërfaqe 138 metër katror dhe me verandë 66 metër katror, vlera totale e tij shkon 12 500 000 lekë. Kaso thotë se për të blerë këtë apartament 40 mijë euro i ka kursyer bashkëshortja e tij, ndërsa 43 000 euro, i ka dhënë i vëllai borxh, ndërsa 5 000 euro i ka dhënë në fillim si kapar.

Po në vitin 2012, ai ka blerë pasuri të paluajtshme, në Tiranë, me sipërfaqe 101.2 metër katror, nga e cila 101.2 metër katror truall dhe sipërfaqe ndërtese, 61.2 metër katror, për një vlerë 30 000 euro.

Kur është bërë publike pasuria e Ivi Kasos, ka informacione edhe pasuri të tjera që ai nuk ka deklaruar.

CNA.al ka mësuar nga burime të sigurta se ka qenë një kontratë porosie me një kompani private, në një nga zonat më të preferuar luksoze të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për një kontratë porosie të bërë për zyra dhe ambjente banimi, me vlerë mbi 600 mijë euro dhe më pas e kanceluar në momentin që është folur për votimin e Vettingut në politikë.

Si mundet një zyrtar shteti, në një kohë kaq të shkurtër të bëjë porosi objektesh kaq të mëdha me vlerë një miliard lekë aq më tepër kur të ardhurat e tij nuk e justifikojnë.

Në komunikimin që ne patëm me Ivi Kason ai pranoi se të ardhurat e tij nuk mjaftojnë për të mbuluar një shpenzim.

Gjithashtu ai e pranon se ka dashur të blejë një pasuri, të tillë, por sipas tij bëhet fjalë për apartament.

“Sigurisht që nuk bëhet fjalë të kem në pronësi një pronë të tillë pasi nuk kam pasuri dhe të ardhura për ta mbuluar. Ndonjëherë planet dhe dëshirat nuk përputhen me ecurinë reale të të ardhurave, dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk është konkretizuar shitja e apartamentit aktual, marrja e kredisë dhe blerja e apartamentit të ri te pallati ngjitur (për apartament bëhet fjalë)”, ka thënë Kaso.

Më tej Kaso ka mohuar se heqja dorë nga kontrata e porosisë ka ka lidhje me Vettingun në politikë./CNA.al