Pak minuta para performancës së saj në Euroson Jonida Maliqi ka fituar votat e publikut dhe kryeson listën, e cila shfaqet online në faqen e Eurosong.
Jonida Do performoi e dyta në natën finale të festivalit më të madh të këngës evropiane që këtë vit mbahet në Tel Aviv.
Mes skenës elektrizuese dhe zërit të saj potent, Jonida përcolli shumë emocione dhe ia doli të performonte me sukses këngën e saj në shqip “Ktheju Tokës”, në skenën e Eurovizionit, në Izrael.
Tashmë, Jonida është në pritje të rezultatit final, ku të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund ta votojnë këngëtaren shqiptare me kodin 02.
Në një përllogaritje të votave të jurisë, si dhe televotimit të publikut, do të përcaktohet renditja e saj.
Këngëtarja dukej e mrekullueshme, ndërsa kishte ruajtur të njëjtin look, ku dukej si ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.
Edhe skenografia ishte gjithashtu e njëjtë me interpretimin e këngëtares gjatë natës së dytë të festivalit, me drita kuq e zi, ndërsa Jonida qëndronte në mes të një rrethi zjarri.
Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht nga publiku, ndërsa tani na mbetet të presim se si do të renditemi në festivalin e këtij viti.