Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se ambasadori i OSBE në Tiranë Berndt Borchardt ka qenë i njëanshëm në thirrjet e tij, duke u bërë palë me qeverinë.
Mirëpo, ai nënvizoi se PD nuk e ka betejën me ambasadorët, por me Ramën dhe bandën e tij.
“Çdo qytetar ka të drejtë të mendojë, të ketë një mendim për përfaqësues të OSBE apo të ndonjë ambasadori tjetër euriopian. Ne nuk kemi asnjë betejë me ambasadorët, por me Edi Ramën.
Por ne nuk ndalojmë qytetarët që të shprehin mendimet. Ne nuk kemi asnjë problem, por ka raste kur ambasadorët bëhen palë të njëanshëm, mirëpo kjo nuk justifikon grafitet në pallatin ku jeton.
Mendoj se në atë incident nuk ka ndonjë vepër penale. Është perceptuar si ndonjë akt kërcënues, por nuk është kështu, pasi beteja është me Edi Ramën”, tha Bardhi.