Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka ndaluar kandidimin kreut të Omonias, Fredi Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.
Kaq ka mjaftuar që aleatët e Lulzim Bashës, OMONIA, të reagojë duke hedhur akuza ndaj mazhorancës për këtë vendim të KQZ.
Por, si qëndron e vërteta e bazuar në fakte lidhur me rastin Beleri?
Arsyeja e moslejimit të futjes në garë të Bejlerit është ligji i dekriminalizimit nga aleati i Vangjel Dules, Lulzim Basha.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, propozuar nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike në 2017, për një dënim 3 vjeçar, zyrtari nuk mund të zgjidhet ose konkurojë për një funksion publik për një periudhë 10 vjeçare pas përfundimit të dënimit.
Si është historia e Belerit?
Faktet tregojnë se Beleri u dënua me 3 vjet burg në 26.12.2006, siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtën të formularit të dekriminalizimit . Gjithësesi, nëse ai do e kishte kryer dënimin prej 3 vitesh, do kishte dalë nga burgu nga në 26.12.2009. Kjo do të thotë që deri në 26.12.2019 ai do e kishte të ndaluar të kryente çfarëdolloj funksioni publik.
Fakti është që ai iu shmang drejtësisë dhe nuk e shlyu dënimin. Ai ka qëndruar në arrati deri në 26.12.2011, kur sipas ligjit të dekriminalizimit cështja ndaj tij u mbyll për shkak të parashkrimit. Sipas ligjit, ai nuk mund të kandidojë për 10 vite që nga momenti kur i është caktuar dënimi, pra në 26.12.2021.
Por në këtë rast, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga opozita dhe me shumicën e anëtarëve nga opozita nuk kishin pse të interpretonin dy mundësitë, sepse edhe nëse Beleri nuk do ishte shmangur dënimit, ai nuk do të mund të kandidonte deri në dhjetor të 2019, megjithëse në këtë rast në 2021.
Thënë të gjitha këto fakte, ajo që del e qartë është se pavarsisht deklaratave të aleatit të Bashës sot se mazhoranca po pengon Belerin, në fakt është ligji i propozuar nga Basha që e le jashtë gare.
Të gjitha pretendimet e tjera janë pjesë e luftës absurde të Lulzim Bashës e Belerit, ku njëri ka dalë nga sistemi dhe kërkon të shkatërrojë vendin dhe demokracinë, ndërsa i dytu në shkelje flagrante të ligjit, kërkon të kandidojë.