Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt, pas parrullës “Borchardt shame on you” .
Burimet bëjë me dije se efektivët e policisë janë stacionuar poshtë pallatit të ambasadorit 24 orë, ndërkohë që ky pallat mbikqyret dhe nga kamerat e sigurisë apo dhe polici private.
Ngjarja ka ndodhur në protestën e 5-të kombëtare të opozitës së 11 majit, teksa disa të rinj shkuan në murin e pallatit ku banon ambasadori shprehjen “Borchardt shame on you” .
Prej këtij fakti Policia e Shtetit ka marrë në mbrojte Bernd Borchardt dhe familjen e tij.
Ndërkaq, lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 2 vajza të cilat janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lira.