osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha merr goditjen e fortë nga ish-deputeti i PD-së: Çfarë nuk the për LSI-në, por ti s’ke turp kur lëpin aty ku pështyn

Basha merr goditjen e fortë nga ish-deputeti i PD-së: Çfarë nuk the për LSI-në, por ti s’ke turp kur lëpin aty ku pështyn

Ish-deputeti i PD-së Sherefedin Shehu kërkon nga demokratët që të mos nxitojnë për të sulmuar Bindjen Demokratike.

Ai kujton rastin e LSI-së dhe fjalët e Bashës për partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, por që më pas bënë koalicion.

Postimi i plotë

O Demokratë! Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip! “Bindja Demokratike” mund t’ju krijojë dilema për momentin e krijimit por jo për atë që ajo përfaqëson. Ajo është produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD. Aty janë demokratë me kontribute dhe vlera për PD-në dhe demokracinë shqiptare. Prandaj kursejini insinuatat, sharjet dhe ofendimet.

Historia e PD-së është histori e ndarjes dhe bashkimit. Kujtoni se çfarë nuk kemi thënë për Partinë Aleanca Demokratike dhe ajo u bë aleatja e fitores në 2005 dhe lidershipi i saj ishte ose edhe është pjesë e lidershipit të PD-së. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Partinë Demokratike të Re dhe lidershipi i saj tani dominon lidershipin e PD-së.

Por edhe aleatët tanë më luajalë, Demokristianët dhe LZhK-istët, kanë qenë dikur pjesë e lidershipit të PD-së dhe na kanë dalë disa herë edhe kundër. Kështu edhe PDIU që na ka marrë edhe lidera dhe vota. Megjithatë këto janë lëpirjet më të vogla të pështymës tone.

Tani kemi aleat edhe LSI-në për të cilën lideri ynë ka thënë shumë gjëra si: “shushunja”, “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, “vota për LSI -në, vota në det dhe në gjol”, “parti tipike klienteliste, që i bënte fresk (Ramës) nga mëngjesi deri në darkë”, “sapo mbyllte pazarin me Ramën dhe merrte thelën e tepsisë, dridhe Like”, “ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,”, etj.

Prandaj të mos nxitojmë por të durojmë sepse është më mirë që edhe “Bindja” një ditë të bëhet pjesë e PD-së apo koalicionit të saj. Eksperienca tregon se lufta kundër “Bindjes“ është luftë brenda llojit. Le të përpiqemi të gjejmë urat e bashkimit se vetëm bashkimi ka sjellë fitore për PD-në.