Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka befasuar sërish, teksa ka përdorur fëmijët e saj, gjatë një takimi me gjimnazistët e Tiranës.
Teksa bisedonte me të rinjtë, Kryemadhi ka deklaruar se edhe fëmijët e saj kanë të njëjtat halle si të rinjtë shqiptarë, duke harruar se ajo po i shkollon fëmijët në shkollat më të shtrenjta të Anglisë.
Ajo la të nënkuptohej se edhe fëmijët e saj janë larguar jashtë shtetit për shkak të keqqeverisjes.
“Edhe pse unë jam 45 vjeç, të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi. Kur merresh me politikë bëhesh indeferente e problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë.
Ndërkohë në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë kërkojnë të largohen.
E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju.
Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror.
Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme”, ka theksuar Kryemadhi.