Zëri Amerikës në një intervistë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, tha se kishte informacione që Petrit Vasilit, ish-deputetit të LSI-së i është refuzuar viza amerikane, një fakt që as u pohua dhe as u mohua nga Kryemadhi.
Vetë Petrit Vasili u mjaftua vetëm me një publikim të kë vizës së tij të fundit.
Por viza e fundit që Petrit Vasili ka marrë është më qershor 2018, për një afat 3 mujor, kur ishte deputet, dhe nuk dihet nëse refuzimi, sipas informacioneve të VOA-s, të ketë ardhur pas kësaj periudhe.
Qytetarët kanë shpërthyer në komente në rrjetin e tij social “Facebook”. Ata i kërkojnë shpjegime pasi ky i fundit vazhdon të sulmojë ndërkombëtarët, por nuk thotë asnjë fjalë për bllokimin e vizës nga SHBA.