osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ultimatumi i Ramës: Kush refuzon punën… do përjashtohet nga ndihma ekonomike!

Ultimatumi i Ramës: Kush refuzon punën… do përjashtohet nga ndihma ekonomike!

Rreth 1000 persona që trajtoheshin me ndihmë ekonomike janë punësuar brenda një viti pranë një fabrike fasone, e cila është vizituar nga Kryeministri këtë fillim jave.

Administratorët e kësaj fabrike që prodhon këpucë për eksport thonë se hasin vështirësi pasi një pjesë e madhe e personave që orientohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për t’u punësuar në ndërmarrjen e tyre zgjedhin të marrin ndihmën ekonomike, përpara se të marrin një rrogë mujore duke punuar.

Por Kryeministri shprehet i prerë se ndihma ekonomike është një situatë e përkohshme dhe kush refuzon punën do të përjashtohet nga skema.

“Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfërit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t’u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes”.

Kryeministri i njeh drejtuesit e fabrikës dhe me nismën më të re të qeverisë për të trajtuar kundrejt pagesës prej 55 mijë lekësh të gjithë personat që pranojnë të punësohen me ndërmjetësimin e zyrave të punës.