Lajme të këqija nga sinoptikanët sa i takon parashikimit të motit.
Vendi do jetë i përfshirë nga rreshjet gjatë gjithë muajit qershor, sigurisht duke përjashtuar disa ditë të veçanta kur moti do të jetë i ngrohtë dhe me diell.
Megjithatë, sinoptikanët thonë se nuk ka pushime në qershor dhe se të gjithë ata që kanë planifikuar qershorin për të pushuar brenda vendit, duhet të presin muajin korrik.
Pikërisht në korrik do të vijë edhe stina e verës me temperatura të larta.
Ndërkaq, gëzohuni kësaj fundjave të muajit maj pasi sinoptikanët bëjnë me dije se dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës së shtunë dhe të dielë. Edhe dhjetëditëshi i fundit i majit do të jetë premtues, për t’ia lënë më pas vendin shirave të qershorit.