Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook, bisedën e zhvilluar mbrëmë në emisionin Opinion, në të cilin ishte i ftuar kryeministri Edi Rama. Berisha shkruan se duke parë gjendjen e kreut të qeverisë dhe fiksimin e tij tek “Fajin e ka Saliu” i ka dërguar një pyetje gazetarit Blendi Fevziu:
“ A do pranonte Edvini të bente testin e drogës në fund të atij emisioni?
Rama iu përgjigj menjëherë duke e pranuar ta bënte dhe i kërkoi vetting për të dhe familjen e tij.
Mirëpo në këtë postim të Berishës të shumtë kanë qenë ndjekësit e tij të cilët kanë shpërther në ofendime duke i kërkuar të pranojë vettingun për pasurinë së bashku me familjen.