Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me maturantët nga gjimnazet e Tiranës. Kryemadhi u ndal gjerë e gjatë jo vetëm te largimi i të rinjve nga vendi, të cilën e cilësoi një këmbanë alarmi, por edhe te politikat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar problematikat e tyre.
“Kur merresh me politikë bëhesh indeferente të problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë. Largimi i të rinjve është këmbanë alarmi.Ndërkohë, në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme. “-tha Kryemadhi.
Mbrëmë Kryemadhi u vu në siklet nga Zëri i Amerikës i cili i tha se numrit dy të LSI i është refuzuar viza amerikane.