Të paktën 170 politikanëve të korruptuar në Shqipëri u është refuzuar viza, sipas “Zërit të Amerikës”.Lajmi u dha gjatë një interviste me zonjën Monika Kryemadhi, kryetaren e LSI-së, e cila mohoi që në partinë e saj të kishte të tillë, megjithatë u tregua e hapur për një bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Sipas burimeve të “Zërit të Amerikës”, edhe Petrit Vasilit, nënkryetarit të LSI-së, i është refuzuar viza. Zonja Kryemadhi nuk besoi se ky lajm ishte i vërtetë, megjithatë shtoi se nuk mund të vinte dorën në zjarr për askënd.
“Nuk besoj se i është refuzuar viza zotit Vasili, por besoj se nëse ka njeri më pa probleme është zoti Vasili. Megjithatë, unë nuk vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim”, tha Kryemadhi.
Pas kësaj ka reaguar edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ku shkruan se Amerika e kryqëzoi milioneren Monika Kryemadhi mbrëmë duke ia thënë ballë për ballë.
Edhe Vasili vetë reagoi duke publikuar vizën, por ajo i kishte skaduar që në 2018.