Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm për shtetasit e saj në Shqipëri.
SHBA i këshillon që të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita jo parlamentare dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj.
Ndër të tjera në njoftim thuhet:
“Pikat që duhet të shmangen
Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)
Zyra e Kryeministrit (Tirana)
Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin)
Rrugët kryesore në të gjithë vendin
Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshëm.
Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura.
Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese dhe molotov.
Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së ju drejtohet që të shmangni të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.
Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Monitoroni mediat për përditësime.
Jini të vëmendshëm për mjedisin që iu rrethon.
Mbani një profil të ulët”, shkruan ambasada.