Fasada e godinës së kryeministrisë u dëmtua si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, bombave molotov si edhe bojës nga individë gjatë protestave të opozitës.
Punonjësit kanë nisur nga puna për të kryer riparimet e nevojshme, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka një mesazh për të gjithë ata të cilët kryejnë akte vandale gjatë zhvillimit të protestave.
“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë.”, shkroi ai në Facebook.