Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj duke folur për situatën politike në vend ku ka parashikuar përshkallëzim të protestave nëse nuk do të ketë dialog.
I ftuar në rubrikën e opinionit në News24, ai tha se “sa më larg të shtyhet në kohë dialogu, aq më dëm i bën vendit për imazhin turizmin. Unë nuk përjashtoj që nëse deri në 30 qershor nuk ka zgjidhje, do të ketë një radikalizim të madh.”
Më tej ai tha se pozita do të dialogojë me kryetarin e PS, Edi Rama, por Rama nuk lëshon në këtë pikë, dhe opozita nuk do të tërhiqet.
“Rama është i paparashikueshëm në sjelljet e tij politike. Rama nuk është trim, kjo dihet.
Dhe nëse nuk trembet do të vazhdojë të jetë aty ku është” ,tha Mustafaj.
“Nëse do të ulen për të folur do të flasin për zgjedhjet. Por edhe sikur të jetë në parlament apo jashtë saj, ndikimi i opozitës në reformën në drejtësi, është 0 sepse janë ngritur strukturat për ta bërë reformën.
Opozita e ka vënë si kusht largimin e Ramës sepse sipas opozitës, Rama është strumbullari, garancia që merr krimi i organizuar dhe falangat e paligjshme në ndërhyrjet e tyre.
Opozita ka nje ekeperiencë në vitin 2017 dhe prodhoi një raport 400 faqe që nuk u mor parasysh nga Rama.
Presupozohet nga opozita, se nëse do të jetë një kryeministër tjetër, do ta marrë në konsideratë këtë raport. Sepse edhe opozita nuk e përmend këtë raport, por ai është shumë i rëndësishëm.
Përshkallëzimi i d.hunës është i vetmi mjet që ka opozita për të mos lejuar mundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, ” tha ish-ministri.