Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila na përfaqëson në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”, ka reaguar pas kualifikimit në natën finale të festivalit.
Në një reagim në Instagram, Maliqi shkruan se s’ka heshtur dhe kur nga Shqipëria i dërgonin “lajme nga më të çuditshmet’, ndërsa mbrëmë ka bërë atë për të cilën merr frymë, “këndoi”.
“Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet!
Une, per te cilen edhe erdha ne kete skene: Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania!
Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin!
U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë që në mediat shqiptare qarkulluan videot e Jonida Maliqit, kur këngëtarja nuk shprehej siç duhej në anglisht, por siç duket artistja nuk është shqetësuar për këto gjëra.
Maliqi, në bazë të shortit u rendit e dyta për të kënduar në skenë mbrëmjen e nesërme në Tel Aviv.
Më poshtë mund të ndiqni dhe performancën e këngëtares pasi të kaloni 1 orë e 3 minuta dhe në fund të kualifikimi.