Këngëtari i njohur Elton Deda, ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në finalen e Eurovisionit.
“Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), pertej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojne te gjithe shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet.
Mbreme Manjola Nallbani kendoi (zhvilloi një koncert në Tiranë me pjesmarrjen e disa këngëtarëve) jo vetem per njerezit ne salle por per te gjithe shpirterat e lodhur te artisteve shqiptare.
E shoqerova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugetim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin.
Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme.
Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art.
Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene.
Ndjenja tjeter e bukur ishte kualifikimi i Jonides.
Histeria kolektive e disa injoranteve qe u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt.
Kjo tregon qe nje pjese e shoqerise sone vuajne nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirteror.
Merreni si keshille miqesore, lerini artistet te bejne punen e vet dhe beni dhe ju ndonje pune se nuk del keq.
Shume suksese e dashur Jonida dhe te jesh e qete pasi muzika ka vetem nje gjuhe universale, qe e kuptojne te gjithe”, shkruan ai.