Tashme eshte zyrtare: Masimiliano Alegri eshte larguar nga drejtimi i skuadres se Juventusit.
Tekniku italian eshte larguar nga kjo detyre pas takimit qe pati me presidentin e bardhezinjve, Andrea Anjeli.
Konfirmiki zyrtar ka ardhur nga vete klubi i Juventusit ku thekson se diten e neserme do te kete dhe nje konference per shtyp mes trajnerit dhe presidentit.
Mesohet se palet kane rene dakrod per te prishur me marrveshje kete bashkepunim, pasi kontrata e Alegrit me “Zonjen e Vjeter” perfundonte ne vitin 2020.
Allegri ishte trajner i Juventusit per pese sezone, gjate se cilave e fitoi pese here radhazi titullin e Serisë A dhe arriti ne finale të Liges se Kampioneve dy here.