osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Elvira Diamanti, një diamant i kinematografisë shqiptare

Elvira Diamanti, një diamant i kinematografisë shqiptare

Me një natyrë të qetë e cila rezaton ëmbësi, Elvira Diamanti është një nga personalitetet më të dashura për publikun. Aktorja është një diamant në plejadën e aktorëve të cilët kanë lënë një gjurmë të rëndësishme me artin e tyre.

E dashur nga publiku, jo vetëm për rolet e paharruara në kinemanë shqiptare, por edhe për bukurinë e dashamirësinë që përcjell, aktorja Elvira Diamanti gjithmonë spikat në aktivitetetet artistike.

Elvira njihet për rolin e Marigosë, por kjo vetëm. Janë të shumë filmat ku aktorja spikatet për talentin e saj, në çdo interpretim.

Mund të cilësohet padyshim si një nga figurat më të vlerësuara të kinematografisë shqiptare dhe një nga femrat më të lakuara për bukurinë dhe formën e shkëlqyer fizike.

Edlira lindi në Tirane, më 30 nëntor 1962. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve , me 1986 filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor. Edhe pse e nisi karrierën artistike në një kohë të varfër diktature, pasioni për aktrimin dominoi tek artistja duke vazhduar të na sjellë role të suksesshme.

Interpretoi kryesisht role me karaktere pozitive, vajza romantike e të dashuruara, jo rrallëherë edhe me fund dramatikë. Loja e ndjerë, por e flirtuar nga logjika dhe qasjet racionale u bë elementi i saj shprehës dhe fitoi cilësi rol pas roli.

Rolet në kinematografi

Edlira Diamanti ka luajtur me sukses në 12 filma. Bukuria, hijëshia dhe portret i saj fotozhenik, së bashku me inteligjencën, e kanë bërë tërheqës aktrimin e saj para kamerës.

Mund të përmendim këtu rolin tek “Kush e solli Doruntinen” të I. Kadarese (1988). Dy vjet me vonë i dha jetë një personazhi tjetër kompleks, atë të Margaritës që vinte sërish nga nje tjeter novelë e Ismail Kadaresë, Natë me hënë (1990), ku spikati për emocionalitetin poetik dhe kthjelltësinë e aktrimit të saj në figurën e krijuar.

Roli i saj më i spikatur, i cili la mbresa të forta, ishte ai i Marigosë . Ajo arriti të nënvizojë përmes këtij roli idenë e Ilirisë dhe të personalitetit të femrës, në një shoqëri ku sundojnë marrëdheniet patriarkale dhe ku fati paracaktohej prej autoritetit prindëror.

Me rolin e Mukadesit në filmin Dasma e Sakos (1998), përmes një lojë të kahut psikologjik, paraqiti tipin e gruas së poshtëruar, që kërkonte të realizonte dashurinë e saj të shtypur duke pohuar, si kundërvenie, fertilitetin dhe instinktin e saj prej gruaje pjellore. Në vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombetar të Kukullave në Tiranë.

Në aktrimin e saj vërehet shfrytëzimi me zgjuarsi i kundërshtive dhe i rrafsheve diversive midis dramatikes dhe komikes, duke imësuar me fort elementeve të satirës, po aq pjesë e bukurisë sëlojes se saj bëhet edhe aftësia për të gërshetuar me sens anet psikologjike te perjetimit me peshtatjen elegante ndaj groteskut sa i takon marrëdhënieve me personazhet e tjera. Nëse mund të përmendim disa nga shfaqjet në të cilat, aktorja ka luajtuar, mund të përmendim: Shi në plazh (1982), komedi Mësuesi i Letërsisë Shtëpia e Bernarda Albës dhe Vdekja e Dantonit/Pol.al/Marinela Lamçe/