Dy ngjarje te ndryshme ne gusht të 2014 u bënë sinjalizuese për faktin se Shqiperia nuk i do heronjt. Rasti i parë ishte i aktorit Pandi Toce, i cili humbi jetën për të shpetuar nje femije dhe per tre dite të gushtit nuk u kujtua askush ti thoshte nje faleminderit, përpos familjes së fëmijës, raporton faktor.al
Historia e Pandi Toçe
Mëngjesi i 12 Gushtit të 2014 nuk ishte si gjithë të tjerët për aktorin dhe inspektorin e skenës së Teatrit Kombëtar, edhe pse si çdo mëngjes Pandi Toçe shijonte shëtitjen e tij buzë liqenit Artificial. Ka qenë ora 06:30, kur një thirrje për ndihmë e shtyu 55-vjeçarin, babain e dy fëmijëve, të hidhej në ujrat e liqenit për të shpëtuar 14-vjeçarin Ervis Dervishi, por për të mos dalë më gjallë prej ujit.
“Djali i vëllait, nipi im, është futur në liqen për të larë këmbët apo për të larë duart dhe ka rrëshqitur. Në këtë moment, fëmijët kërkuan ndihmë duke qarë e duke ulërirë ‘ndihmë’. Aty po kalonte një zotëri, i cili sapo i dëgjoi fëmijët duke ulëritur dhe pa Ervisin duke u mbytur në liqen, reagoi menjëherë dhe u fut në ujë bashkë me rroba, pa kursyer asgjë. Sapo është futur në ujë i ka thënë Ervisit të hipte mbi barkun e tij dhe të hidhej në breg, duke i dhënë edhe një shtytje për ta shpëtuar.
Pas këtij momenti Pandi nuk kishte reaguar më dhe ishte kthyer përmbysur në ujë. Fëmijët sërish duke qarë e ulërirë, kalon një tjetër 20-vjeçar dhe me rrobat e veta e të fëmijëve, i lidh litar së bashku me një këpucë dhe ia hedh Ervisit për ta tërhequr”, shprehet Lulzim Dervishi, xhaxhai i 14-vjeçarit, shkruan faktor.al
Për familjen Dervishi, Pandi Toçe është një hero. Një hero që, sipas xhaxhait të 14-vjeçarit, shpëtoi jetën jo vetëm të Ervisit, por të katër fëmijëve.Pandi Toçe nuk ishte një njeri si gjithë të tjerët. Ai u largua nga kjo botë duke dhënë jetën për një tjetër jetë, e duke lënë pas një dramë të shkruar prej tij, por të pabotuar. Një dramë, fundin e së cilës mund ta plotësojë çdokush prej nesh, duke risjellë në vëmendje veprimin e pashoq të tij.
Historia e Anderson Dinaj
Rasti dytë është i Anderson Dinaj, një zjarrëfiksi në Lazarat që askush nuk e mban mend që shpëtoi nga vdekja dy persona nga vdekje e ngeljes në korent. Ndërsa priste vlerësime nga eprorët për aktin guximtar, efektivi i ndërmarrjes zjarrfikëse Anderson Dinaj merr lajmin e pushimit nga puna me arsyen “shkurtim organike”. Por sipas tij ai i plotëson të gjitha kriteret për të vazhduar të jetë punonjës i kësaj ndërmarrje, ndërsa arsyet e largimit të tij jane krejtësisht politike.”
Para dy muajsh më ka ardhur një fletë për të folur me shefin e kuadrit dhe më kanë thënë “pjesëmarrje në fushatë”, pastaj më kanë dërguar fletën e dytë,një komunikim përsëri me shefin e kuadrit Klodi Kore dhe më thanë shkurtim strukture. Se nga cili institucion e kam nuk e di. Përveçse në Lazarat që ishim para disa ditësh, veçse kam ndihmuar nuk i kam bërë keq njeriu, kjo është çështje politike, duan ta bëjnë për politikë, asgjë më tepër”, tha ai.
Historia e Ardimir Murataj
Ardimir Murataj ka rrëfyer para pak ditësh sesi evitoi një ngjarje të rëndë në Daullas të Fierit, kur një grua tentoi të mbyste ne lum dy vajzat e saj binjake. Ai tha se kishte qënë duke peshkuar në lumin Seman kur pa një grua e cila disa metra larg tij po tentonte të mbyste dy vajza të mitura. Admir Murataj shtoi kjo skene bëri që ai të hidhej menjehere në lume dhe ti afrohej 42 vjecares që po tentonte të mbyste dy vajzat e saj që ishin binjake. “ Në momentin që po I merja vajzat nga duart,
I thash pse e bën një gjë të tillë. Gruaja mu drejtua se ishin vajzat e saj dhe mund të bënte ctë donte me to, u shpreh mes të tjerash Ardimir Murataj. Pavarësisht se ka shmangur një krim të pashoq, Admir Murataj thotë se nuk e ndjen veten hero pasi një gjë të tillë do ta kishte bërë kushdo.
Rasti i perditshem i heroizmit ne kete vend eshte dalja cdo dite ne pune per te fituar buken me ndjerse dhe jo me hajni.