Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se zgjedhjet do të mbahen ne 30 qershor dhe nuk do të ketë shtyrje.
Fevziu pyeti Ramën se si do qetësonte qytetarët të cilët kanë frikë se atë ditë në zgjedhje mund të përplasen me kushërinjtë apo komshinjtë që janë më PD-në dhe nuk lejojnë të tjerët të votojnë.
“Nuk do vriten shqiptarët me njëri-tjetrin se nuk janë budallenj. Nuk vriten shqiptarët se është gati Saliu që të djegë Shqipërinë sa herë nuk ka pushtet. Ju prandaj e thoni këtë se nuk njihini popullin”, u shpreh Rama në Opinion.