Sekretari organizativ i PD-së, Sait Dollapi, ka folur për herë të parë për ngjarjen e 11 majit.
Dollapi deklaroi se atë mbrëmje në protestë ai ka mbrojtur forcat e policisë që mos lëndoheshit, por më pas është ndaluar nga drejtuesi i FNSH i cili ka dhënë urdhër që të dhunohej.
Dollapi theksoi gjithashtu se ai është goditur me plumba gome para se të binte në tokë.
Dollapi tha:
“Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si drejtues. Kam bërë çështë e mundur që asnjë forcat e policisë të mos dëmtohet nga protestuesit, sepse ne nuk e kemi betejën me policët. Në atë moment sapo përfundoi tubimi po kthehesha në selinë e PD, në atë kohë dëgjova zërin e një zonjushe që thoshte: Vdiqa mbarova.
Mora gazetarët dhe një kameraman dhe i kam çuar tek dy Kullat. Në atë kohë jam ndaluar nga një person që më vonë mora vesh se ishte Bare. Kam heq kundragazin, u prezantova, dhe doja të largohesha. Në atë moment dëgjova që thoshte, kapeni, mbyteni, unë u nisa me vrap në atë kohë kam ndjerë një goditje në kohën e majtë, u rrëzova nuk arrita të ngrihesha por ata më kanë qëlluar. Deri në hyrjen e parlamentit nuk ka ndaluar dhuna ndaj meje”.