Në intervistën e Ramës në Opinion, Fevziu i paraqiti një citim nga gazeta Bild lidhur me atë që e quajti një bisedë të Ramës me një komisioner lokal në Dibër duke theksuar që këtë e zbuloi i pari tablloidi gjemran “Bild”.
Në fakt kjo është botuar në shtypin shqiptar qysh në fillim të prillit nën emrin e Basir Çollaku. Ja lajmi i botuar më 1 prill.
“Gazetari i kronikës, Basir Çollaku ka zbuluar ditën e sotme disa detaje nga e shumëpërfolura “Dosja 184”, ku sipas PD është përgjuar kryeministri Edi Rama teksa është duke folur me trafikantë droge për blerje votash.
Sipas Çollakut, shefi i qeverisë është pjesë e dosjes së krimit elektoral në zgjedhjet e bashkisë në Dibër në vitin 2016 dhe në këtë dosje gjendet CD-ja e një telefonate të Ramës menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit.”
E njëjta gjë ndodh dhe me atë që quhet dosja 339 që paraqitet si zbulimi “Zërit të Amerikës”. Në fakt ajo ka qenë publikim i Klodiana Lalës, një gazetare e afërt me prokurorinë e shkarkuar Hajdarmataj, dosjet nën hetim të të cilit i ka përdorur politikisht PD.
Ndaj është mirë që kur keqpërdoren mediat ndërkombëtare si zbuluese, është mirë të thuhen burimet shqiptare. Jo se është e rëndësishme për ne, por është e rëndësishme të mos fyhen mediat ndërkombëtare.