Protesta e sotme e banorëve të Unazës së Re është ka marrë vëmendjen e mediave, pasi Sali Berisha ka postuar një video të një vajze të mitur, e cila e dal jashtë xhamit të makinës thërret: Rama ik!
Të bllokuar në trafik për shkak të protestës, një vajzë e vogël me leje të prindërve padyshim, se e kundërta do ishte çmenduri, ka dal nga xhami i makinës dhe xhesti është përshëndetur publikisht në llogarinë e tij në Facebook nga Berisha.
“Një përshëndetje speciale për qytetarët heroikë të Astirit”, shkruan Berisha.
Ajo që Berisha harron, është se përdorimi i imazhit të fëmijëve për fushatë apo qëllime propagandistike është kundra ligjit dhe cënon të drejtat e fëmijës.