Sipas informacioneve të VOA autoritetet diplomatike amerikane ja kanë refuzuar vizen zotit Petrit Vasili. Lajmi u be i ditur gjate intervistes se Monika Kryemadhit ne VOA, ku ajo dukshem u vu ne situate te veshtire,
Mirepo, pas lajmit te bujshem nga Zeri i Amerikes, ka reaguar edhe vete Vasili. Ai ne nje preononcim per syri.net e ka mohuar nje fakt te tille duke çuar nje foto ne portal ku thote se ka marre vize nga SHBA-te.
Por, duke dashur te vere vetullat, Vasili ka nxjerre syte. Themi keshtu sepse nderkohe qe Vasili ka dashur te justifikohet e te hedhe poshte lajmin e VOA-s me nxjerrjen e pasaportes, ka treguar vete se ne fakt viza e tij ka perfunduar qe ne vitin 2018-te, duke konfirmuar rrjedhimisht ate qe thote VOA. Viza e tij ka skaduar saktesisht ne 13 shtator te 2018 (Shih qarkimin ne foto)
Pra, ajo vize qe ai ka marre, ka qene e vlefshme deri ne 13 shtator 2018, por jo me tej.
Keshtu, Vasili duke dashur te tregoje se ka marre vize nga SHBA-te, sapo na konfirmoi vete se sot ai nuk ka nje vize per ne SHBA sepse ajo qe na tregon neve, eshte e skaduar qe ne shtatorin e 2018.
Ky informacion i bujshëm i VOA vjen pas qëndrimeve të ashpra të opozitës shqiptare ndaj institucioneve, të cilat kulmuan më djegien e mandateve parlamentare dhe organizimin e protestave të dhunshme në Tiranë dhe jashtë saj. Refuzimi i vizës së zotit Vasili shihet si një sinjal i qartë i mosaprovimit të linjës opozitare nga ana e Uashingtonit, për sa kohë që numri dy i LSI ka qenë njëri ndër frymëzuesit kryesorë të qëndrimeve aktuale të opozitës shqiptare.
Refuzimi i vizës së hyrjes për Vasilin shënon gjithashtu një sinjal të qartë paralajmërimi nga ana e amerikanëve, për të tjerë politikanë shqiptarë. Kjo vjen në momentin kur zyrtarët nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit dhe për vijimësinë e punës së Kuvendit të Shqipërisë.