osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paligjshmëria e kërkesës së PD- LSI për komisionerë!

Paligjshmëria e kërkesës së PD- LSI për komisionerë!

Nga Mero Baze

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në frymën e respektimit të rezultatit të dalë nga Zgjedhjet e vitit 2017, duhet të dorëzonin edhe ato listat e tyre për komisionerë në KZAZ dhe komisionet vendore.

Por tashmë është publik dhe faktik, mospjesmmarrja në zgjedhje e këtyre dy subjekteve politike, ndaj dhe kjo duhet të reflektohet deomos tek prioritetet që duhet të ketë procesi zgjedhor në raport me të drejtat e humbura të dy subjekteve politike.

PD dhe LSI së pari kanë humbur me dëshirë të drejtën për të votuar anëtarët e tyre, dhe bashkë me të dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Këto dy subjekte politike, kanë privuar politikisht mbështetësit e tyre nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, dhe nuk mund t’i japin vetes, të drejtën të diktojnë një proces ku nuk janë më pjesë e tij.

Së dyti, PD dhe LSI nuk janë më parti parlamentare, siç kërkon Kodi zgjedhor. Kur filloi ngritja e infrastrukturës së procesit zgjehdor këto parti u thirrën për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në ndërtimin e KZAZ, PD dhe LSI, e refuzuan këtë, duke ja bashkangjitur këtë vendim, vendimit politik për bojkotim të zgjedhjeve.

Pra partite që kishin të drejtën, e kanë humbur atë me vetdije dhe me vendim të qartë politik. Dhe vendet bosh në këto raste sipas ligjit plotësohen nga KQZ.

Së treti ka pasur një rezolutë në Kuvend nga deputeti Bashkim Fino, i cili pas vendimit politik të PD- LSI për bojkot të zgjedhjeve, i propozoi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të tërheqë listat për komisionerë të dorëzuara në KQZ dhe komisionet zgjedhore të bëheshin të departizuara meqë PD dhe LSI nuk do merrnin pjesë në zgjedhje. Partia Socialiste e hodhi poshtë rezolutën e propzuar nga Fino, duke i dhënë shanse PD- LSI të hyjë në zgjedhje dhe ta pres për komisionerët. Ky afat tani ka kaluar dhe ndërtimi i administratës zgjedhore ka filluar pa PD- LSI.

Së katërti, ka një kërkesë legjitme nga Bindja Demokratike, si parti e përfaqësuar në Parlament dhe pjesëmarrëse në zgjedhje, për t’u përfaqësuar në komsione zgjedhore. Dhe kjo kërkesë është shumë më legjitime se kërkesa e PD-LSI për të pasur komisionerë në zgjedhje, pasi Bindja është dhe në zgjedhje, dhe në Parlament, ndërsa PD-LSI, as në zgjedhje, as në Parlament, por do të jetë në komisione.

Si përfundim mund të themi se debati ligjor është bërë fakt, pasi “kzaz”-ët janë ngritur. KQZ ka bërë emërimin e komisionerit të katërt, që duhet për korum. Me arsyetimin që PD dhe LSI nuk janë më parti parlamentare me vendim unanim, KQZ duhet të refuzojë listat për komisionerë që PD-LSI mund të dërgojë në KQZ dhe të vazhdojë plotësimin e komisioneve siç e parashikon ligji, në rast mungese.

Në KQV reflektohet perfaqesimi si në KZAZ-të përkatëse. KQZ nuk ka më hapësira ligjore në dispozicion për të rimarrë në shqyrtim çështjen. Dispozita ligjore për caktimin e anëtarëve të KZAZ është përdorur dhe e ka ezauruar funksionin e vet për këto zgjedhje. KQV-të pasqyrojne përfaqësimin e forcave në KZAZ. Dhe KQV-të i miratohen në çdo KZAZ, jo në KQZ

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk kanë nevojë të numurojnë votat e një procesi ku nuk marrin pjesë. Ajo që ata kanë nevojë është të fusin paramilitarë në qendra votimi për të prishur procesin. Kaq është i gjithë propozimi i tyre.