Pas deklaratave të Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit, nga frika se mund të ketë një marrëveshje Rama-Basha, deputeti Lefter Maliqi tha sot në Kuvend se:
“Dyshon se këta do të bëjnë marrëveshje, por ishalla ndryshojnë sistemin. Po pse qënkan ata jashtë më të korruptuar se ne, kush i bëri të korruptuar gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët”.
Duke u ndalur te situata e policisë së shtetit, ai tha se: “Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira.
Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë. Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen.
Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli, janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar” tha ai.