Policia e Vlorës ka reaguar pas postimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me v.dekjen e një burri, tre ditë pasi u dërgua në spital.
Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:
Më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit” është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja d hune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.
Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se v dekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.
Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.