Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, është fotografuar në aeroportin e Rinasit në shoqërinë e disa zyrtarëve të mazhorancës.
Fotot janë publikuar nga faqja ‘Respublica’.
Bashkë me Hajdarin ndodhen dy deputetet e PS, Mirela Kumbaro dhe Senida Mesi, si dhe zv/ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.
Nuk dihet ende nëse Hajdari dhe zyrtarët e mazhorancës ndodheshin bashkë si pjesë apo jo e një delegacioni shtetëror jashtë vendit.