Nga Amarildo Pregapuca
Në doni të kuptoni, se cilit i qan zemra vërtetë për Atdheun dhe vendin dhe cili është vetëm një plehre “revolucionarë” qe do t’ju bëjë gropën për pak para me te cilat shpërblehet, nuk është shumë e vështirë.
Shikoni faqet e tyre, publikimet e tyre, nëse do të gjeni videon ku Sali Berisha, ky kriminel që s’ka asgjë me Ramën, s’ka patur as me Nanon, Metën apo as me Enverin kurrë – por me ju Shqiptarë, të djathtë dhe te majtë! Thotë live në emision se do ta vriste Edi Ramen me 5-se snajper.
Shikoni ne faqet e tyre, nëse kanë shkruar se bombat me molotov, nuk janë kundër Ramës por kundra çdo biznesi, çdo vendi pune, çdo investimi dhe se janë një arsye tepër e fortë për t’u larguar nga Atdheu.
Shikoni në faqet e tyre nëse kanë shkruar për qytetaret e mjerë te “Astirit”, se u lejuan kriminalisht të ndërtonin në një vend ku nuk ndërtohej
Që ata qytetarë të “Astirit” kanë dhënë para për të ndërtuar “pa leje” apo më keq akoma, kane dhënë para diku për ta legalizuar, por merren vetëm me fytyrën e policit 400-mijë lekësh në nevojë dhe që ju duhet te përballen me këta të mjerë, viktima të atyre që sot i përdorin pa mëshirë.
Shikoni në faqet e këtyre “revolucionarëve”, se kur thonë se duan te ndryshojnë sistemin, nuk thonë asgjë më shumë se ajo që duan është një sistem jo që çon një Shqipëri përpara, por që t’u shërbejë atyre më shumë duke kryer bllokimin dhe jo përparimin e Shqipërisë.
Nëse vërtet duan te ndryshojnë sistemin:
-Le të artikulojnë atë se Presidenti duhet të zgjidhet direkt nga populli.
-Le të artikulojnë atë, se Sali Berisha është një terrorist që ka degjeneruar të Djathtët, te Djathtën, të Persekutuarit, që ka kapur peng Shqipërinë dhe duhet të zhduket nga politika.
Kush me shume se Berisha i ka degjenuar te Djathtët, duke i kthyer të turma pa koke?!
A keni takuar ndonjë te biznesmen? A e kuptoni se ç’është e Djathtë?
-Le të artikulojnë atë, se Lulzim Basha është një shërbëtor i këtij terroristi dhe një vrasës i mirëfilltë , si ministër i brendshëm, por dhe vrasës i biznesit Shqipëri që nga sot me molotov dhe dje me një tortë turpi ne 100-vjetor të Pavarësisë.
Shikojini këta “revolucionarë ” nëse artikulojnë bashkë me “vjedhjet e pasurive” dhe shkaktaret e kësaj vjedhje, e cila është pikërisht dora qe i paguan, e njëjta dorë që na solli një terrorist si Saliu dhe e njëjta dorë nga e cila nuk të shpëton dot “revolucioni”, por ndryshimi i sistemit ne mbarë Botën.
Pra mjaft u hoqën si “komuniste” të vonuar.
Pra shikojini mire këta “revolucionarë ” nëse çdo ditë luftojnë për parimet apo për t’ju nxire jetën, si te paguar, si mostra apo si idiotë.
“Revolucioni” i vetëm sot është bashkëpunimi dhe idetë, se si mund te sillet me shume investim dhe pune, pa cenuar ne asnjë çast jetën normale te Shqiptareve qe përpiqen me njëmijë sakrifica për te ndërtuar një jetë.
“Revolucioni” i vetëm sot është gjetja e mënyrës qe këta “revolucionare”, mos ta kenë me armen e dëmtimit ne mase, siç bëjnë sot.
“Revolucioni” i vetëm sot është gjetja e rregullave të depolitizimit të shoqërisë, këtij kanceri qe po gërryen vendin.
Dhe kjo s’është aspak e vështire të arrihet.
Mos lejoni t’ju përdorin si kavie.
Mos, ju njerëz të mirë.
Jeni te lire dhe të lutur, se nëse ndani te njëjtin mendim, ti bëni “Share”(Shpërndani)