Herë pas here Ekskluzive.al ka denoncuar disa raste abuzive për shitjen e produkteve ushqimore të skaduara, që janë jashtëzakonisht të dëmshe dhe të rrezikshme për organizmin e njeriut, edhe fatale. Sidomos kur bëhet fjalë për mishin apo produktet e bulmetit.
Pjesë e këtyre denoncimeve është bërë dhe rrjeti i njohur i marketeve “Conad”, i cili në periudhën më të nxehtë të vitit, u shiste klientëve të saj djath të skaduar, më pas një tjetër denoncim ka arshur në gazetën tonë për kërpudhat jashtë afatit për konsumim.
Abuzimet e “Conad” me klientët e saj, jo vetëm që janë sistematike, por me sa duket përgjegjësia për shëndetin e konsumatorëve është nën nivelin zero, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre e sidomos më të vegjëlve, që sistemin imunitar e kanë edhe më të brishtë.
Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të gazetës dhe ndërgjegjësimit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, inspektorët e saj kanë zbarkuar në marketet “Conad”, por ajo që kanë zbuluar aty, ishte vërtetë e frikshme.
Kilogram të tëra mish e sallam, që shiteshin jashtë afatit të skadencës, produkte anonime që nuk mbanin sistemin e gjërmueshmërisë, etj. Për këtë “Conad” është gjobitur 15 milion lekë.
E tmerrshme se si rrjeti i marketeve “Conad” tregëton produkte të skaduara klientëve të saj, edhe pse ata paguajnë çmime të kripura për garancinë e këtij produkti, i cili presupozohet të jetë i kontrolluar dhe jo i rrezikshëm për shëndetin e tyre.
KUJDES/ A e dinit se produktet e mishit nuk duhen konsumuar kurrë pas afatit të skadencës?
Dëgjojmë kaq shumë lajme për E. coli dhe Listeria-n, baktere që gjenden në mishin e përpunuar të sallamerive. Këto baktere janë të përhapura në mishin e përpunuar edhe kur është i paprerë, edhe kur serviret në feta.
Si rregull, këto ushqime nga mishi i përpunuar është mirë të konsumohen brenda tri ditëve nga data e blerjes. Në asnjë rrethanë nuk duhet të hani ushqime me bazë këtë mish, që janë më shumë se një javë të vjetër.
Bakteri Listeria është veçanërisht e rrezikshme. Helmimi që ajo shkakton mund të jetë fatal në raste ekstreme.
Nga pikëpamja e përgjithshme, është ndoshta më mirë të rrini larg nga mishi i përpunuar i sallamerive, pasi në këto produkte ka një nivel të lartë të nitrateve.
Nitratet lidhen me një listë të gjatë të problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe disa forma të kancerit./Ekskluzive.al
Lexo edhe: ALARMI “CONAD”/ Marketi i njohur u shet produkte të skaduara dhe të rrezikshme konsumatorit (Foto)