Gjykata e Apelit për K.rimet e Rënda ka dhënë vendimin për Ragip Hajdinin, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit.
“A.rrest me burg” është masa për Hajdinin, i cili është i dyshuari i 6 për grabitjen e Rinasit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, v.rasjen e efektivëve të policisë mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit.
Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë kosovare.
Ai rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.