Nuk mund të kalonte edhe pa reagim nga Sali Berisha, shkrimi në portalin anglez të Ana K Scheer, e cila teksa bënte një përshkrim të detajuar të gjendjes ku ndodhet Shqipëria shtronte edhe pyetjen e mëposhtme se:
“A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin me vetëdije në një luftë civile?”.
Sipas Berishës, ky qëndrim i autores së shkrimit të publikuar në “OFF Guardian”, është një paralajmërim serioz për vendin dhe për kryeministrin, Edi Rama.
“Paralajmerim tejet serioz nga Off Guardian; Dr Ana K Scheer shkruan: “Edvini po çon vendin drejte konfliktit civil!” sb”, shkruan Berisha.
Mirëpo “Off Guardian”, e cila shkruan me shqetësim për situatën në Shqipëri është klasifikuar si Fake News i propagandës ruse.
Në një artikull të përgatitur enkas për fenomenin e lajmeve të rreme, thuhet se Off Guardian ka një histori të gjatë në përhapjen e këtyre lajmeve.
Kjo media, që dushohet se mbështet klanet ruse ka shkruar më herët për situatën në Ukrainë, Venezuelë, Siri, etj, ndërsa së fudmi është ndalur tek Shqipëria.
Ndërkaq, artikulli për vendin tonë është shpërndarë nga Sali Berisha, thirrja e portalit anglez i shërben më së miri qëllimeve të tij për destabilizim dhe ta çoj popullin në një përplasje civile, si vitin ’97, të cilin ai e kujton me nostalgji.
Kujtojmë se nga radhët e qeverisë janë hedhur shpesh akuza se lëvizjet e opozitës mbështeten nga qarq destabilizuese ruse, ndërkohë edhe ndërkombëtarët perëndimor, janë shprehur të shqetësuar në këtë drejtim./Ekskluzive.al