Kanë nisur në këto momente homazhet për major Klodian Tanushin në Muzeun Historik Kombëtar.
Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës janë edhe fëmijët e ushtarakut shqiptar që ra në krye të detyrës.
Në këto pamje shihet teksa djali i madh puth arkivolin, ndërsa e pranishme është edhe vajza e dëshmorit vetëm 1 vjeçe.
Sakaq, në nder të komandantit shqiptar sot është shpallur ditë zie kombëtare.
Trupi i pajetë i ushtarakut mbërriti dje në atdhe, ndërsa pas ceremonisë së nderimit në Rinas u përcoll pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet.
Sakaq, pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.
Komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni la pas tre fëmijë, dy djem 14 dhe 11 vjeç si edhe një vajzë vetëm 1 vjeçe.
Tanushi ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake.
Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos reshter Julian Kapaj.