osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria humb gjyqin në Arbitrazh me ish-pronarin e “Agon Channel”, qindra miliona euro dëmshpërblim për biznesmenin italian

Shqipëria humb gjyqin në Arbitrazh me ish-pronarin e “Agon Channel”, qindra miliona euro dëmshpërblim për biznesmenin italian

Italiani Francesco Becchetti, ish-pronari televizionit Agon Channel, me anë të avokatëve të tij ka paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguaj në formën e dëmshpërblimit financiar, shumën 400 milionë euro.

Burime jo zyrtare njoftojnë se z. Beccheti e ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar, teksa mësohet se shuma që do i paguhet biznesmenit varion nga 100-300 milion euro, e cila pritet të vendoset përfundimisht nga gjykata.

Burimet thonë se procesi i parë, që Becchetti ka hapur kundër Shqipërisë ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri.

Me anë të këtij procesi, Becheti pretendonte se prishja e marrëveshjes nga qeveria shqiptare i ka sjell atij një dëm prej 150 milionë euro.

Procesi tjetër që Becheti ka hapur ndaj Shqipërisë, është për mospagimin e TVSH për vititn 2012 nga shteti shqiptar për faturat tatimore të punëve që kompanitë e tij pretendon se i ka kryer në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Sipas kësaj padie, kompania e Becchetti pretendonte se nga mospagimi i TVSH–së nga shteti shqiptar, kompanisë së tij i është shkaktuar një dëm prej 100 mln euro.

Por, arsyeja e mospagesës, sipas tatimeve, ka qenë fakti se kompanit e Becchettit kanë fryrë fiktivisht faturat e investimit për të përfituar rimbursim nga TVSH­-ja, vepër për të cilën është dërguar edhe në gjyq si i pandehur.

Procesi i tretë që Becheti ka hapur ndaj Shqipërisë, është për sekuestrimin e kompanive të tij dhe lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar.

Sipas kësaj padie, ai pretendonte se për pengimin që i kanë bërë autoritetet e drejtësisë me nisjen e hetimit, bllokimin e bizneseve dhe urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij, i kanë sjell një dëm prej 150 mln euro.

Për të tre proceset në fjalë, Gjykata e Arbitrazhit me zbardhjen e vendimit do të urdhëroj shtetin shqiptar ti paguaj biznesmenit “çmimin e kripur” të qindra milion euro dëmshpëblimin, për dëmet e shkaktuara ku përfshihen: dëmi financiar, dëmi moral, shpenzimet e gjyqit, paga të punonjësve të mbetur papunë dhe kontratat e ndërprera pa të drejtë.

Francesko Becheti u akuzua për disa vepra penale në Shqipëri, me arsyetimin se me anë të mashtrimit ka arritur të përfitojë rreth 40 mln euro. Një pjesë të kësaj shume e ka investuar në Shqipëri dhe për këtë fakt akuzohet edhe për pastrimin e parave. Becheti njihej si mjeshtër i madh me gjyqet, pasi i ka fituar një shumë spektakolare edhe Deutsche Bank./Ekskluzive.al