osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tanimë bumi i ligjshmërisë së kanabisit duket si i parezistueshëm edhe në tabakot e kryeqytetit italian, Romë.

Tanimë bumi i ligjshmërisë së kanabisit duket si i parezistueshëm edhe në tabakot e kryeqytetit italian, Romë.

Tanimë bumi i ligjshmërisë së kanabisit duket si i parezistueshëm edhe në tabakot e kryeqytetit italian, Romë.

Gjithçka ka filluar me Easy Joint, një fermë e vogël që shiste në mënyrë ligjore prodhimin e kanabisit “të lehtë”, sepse përmbante më pak se 0.6% të tetrahidrokanabivarit (THC). Më pas lulëzuan smartshop-et, dyqanet e mëdha dhe dyqanet e dedikuara për shitjen e të gjitha produkteve të konsumit që kishin në gjenezë bimën e kërpit, e cila filloi të shpërthente si kërpudhë në të gjithë gadishullin.

Dhe kështu në këtë ritëm, shumë prej tabakove në ditët e sotme kanë në dispozicion qese të vogla të prodhimit të kërpit Italian (kanabis), përcjell DITA.

Ka edhe nga ata që po përgatiten për të ofruar shërbime të shpërndarjes në shtëpi: Pony Weed është një kompani që premton të  transportojë bar në shtëpinë e konsumatorit.

Kanabisi me pak fjalë ka filluar të konsumohet gjerësisht, dhe kështu nuk shmang dot bërjen e një sërë pyetjesh:

  • A është në të vërtetë çdo gjë në bazë të ligjit?
  • A është me të vërtetë e mundur të shitet kanabisi edhe në tabako?
  • A rrezikon konsumatori duke e blerë atë?

Le të shohim nëse është e mundur të përgjigjemi, duke u rikthyer paksa në kohë.

Një histori në të kaluarën

Për t’iu përgjigjur pyetjeve duhet të shohim historinë e kultivimit të kërpit në Itali dhe ligjet që kanë ndryshuar në shekullin e fundit. Në fillim të 900′ kërpi përdorej për të prodhuar litarë, vela, dhe pëlhura rrobash. Përgjatë viteve megjithatë, sektori ishte në krizë për shkak të konkurrencës me kultura të tjera më ekonomike, duke marrë në fund një goditje përfundimtare në vitin 1975 me ardhjen e ligjit për disiplinimin e barnave që ndaloi kultivimin e Indian Kërp. Krahas saj ky ligj bëri të vështirë edhe jetën e fermerëve italianë, aq sa solli braktisjen totale të kultivimit, për të cilin Italia ka qenë ndër shekujsh midis prodhuesve të parë në botë.

Bota ka ndryshuar radikalisht, duke e krahasuar me dekadat e mëparshme. Kalimi i ligjit 242 në 2016, synonte inkurajimin e kultivimit sërish falë: më shumë mbrojtjeve, rregullave më të thjeshta e fleksibël, si dhe mundësive për të kultivuar pa marrë autorizimin shtetëror me krijimin e impianteve përpunuese.

Ligji 242

Ligji faktikisht fikson përdorimin e bimës së kërpit në: ushqim e kozmetikë, gjysmë të përpunuara për përdorim industrial e kështu me rradhë. Por është e dukshme që në të mungon përmendja e mundësisë për të komercializuar prodhimin e barit për përdorim personal.

Por nëse një produkt i shitur për t’u tymosur, do shkelte rregulla shëndetësore, nuk ka pika të qarta në ligj që ndalojnë shitjen e tyre. Dhe për sistemin ligjor, nëse diçka nuk është e ndaluar në mënyrë të prerë zëre se është  e lejuar.

“Tregu i ri i kanabisit po lëviz brenda një rregullatori të heshtur”, thotë avokati Carlo Alberto Zaina për Wired. “ Ligji i 242 i vitit 2016 është konceptuar keq, më i vëmendshëm ndaj fasadës sesa ndaj substancës, dhe në trajtimin e  problemit të përdorimit të kanabisit të kultivuar në Itali nuk i referohet atij kryesorit, pra konsumit rekreativ.”

Nga ana tjetër duke u shitur si artikull koleksioni ose ndryshe si parfumues ambientesh, është e vështirë të konsiderohet si substancë e rrezikshme.

Avokati Zaina siguron se në mungesë të  sqarimeve ligjore nga ana e autoriteteve dhe ministrive kompetente, tregu qëndron tërësisht ligjor. Dhe si rrjedhojë, është normale të shikosh sesi lulëzojnë kanale të reja të shitjes dhe shërbime që i kushtohen  pikërisht kësaj lloj shitjeje. Gjithashtu, edhe për shkak se vlerësimet e fundit flasin për një qarkullim parash që mund të arrijë dhjetra milionë euro çdo vit.

Federata e Tabakos Italiane megjithatë këshillon për sipërmarrësit e këtij lloji të kujdesen. Është e vërtetë që produktet në fjalë mbartin dixhiturën “ nuk është një produkt i tymit” ose dixhitura të ngjashme. Por, është e vërtetë gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante mund të mendojnë ndryshe. Dhe nëse në ndonjë moment kanabisi ndodh të trajtohet si zëvëndësues i cigares, shitjet jo të herëpashershme të tij në një dyqan tabakoje mund të sjellë pasoja shumë të rënda, duke përfshirë edhe tërheqjen e licensës së cigares.

Në Itali ekziston aktualisht një situatë e tillë ku gjejnë hapësirë dy rregulla të ndryshme:

  •  Lejimi i shitjes së produkteve të konsumit me bazë  bimën e kërpit
  • Ndalimi i përdorimit dhe posedimit të drogës.

Sipas avokatit Zaina nga përdorimi dhe posedimi i barit mund të rrezikohet tërheqja e patentës e madje dhe pezullimi i pasaportës, por nga ana tjetër ai shprehet se “bari ligjor shitet i mbyllur dhe këshilla për konsumatorin është që ta mbajë në këtë gjendje deri në shtëpi.” 

“Nëse ndaloheni nën posedimin e një ene të mbyllur askush nuk mund të pretendojë se substanca e gjendur brenda saj të jetë konsumuar nga ju, dhe kështu nuk gjendeni në rrezik”, është shprehur ai. /dita