Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” deklaroi se një pjesë e deputetëve që ishin në parlament, para djegies së mandateve nuk kishin folur asnjëherë, madje nuk kishin shkruar asnjë status në Facebook.
Ndërsa Duka shtoi se Parlamenti sot ka nivelin e Ver Llapës.
Pjesë nga biseda në studio:
Murrizi: Kanë hyrë me zor ata deputetë aty?
Shehi: Jo, jo ata kanë hyrë me qejf aty.
Murrizi: Po kush i ka vënë në listë? Kush ja dha mundësinë?
Shehi: Këta janë të lumtur që janë aty.
Duka: Të paktën këshilloji që kur të bëjnë ndonjë status në facebook, tia japin ndonjë gazetari që tia bëjnë lajm dhe të mos flasin se kur flasin është turp i madh.
Murrizi: Po edhe një pjeë të atyre që ishin se mos i dëgjove të flasin apo të bëjnë ndonjë status. Sepse po i more se kanë bërtitur një herë në cadër, apo se i ke njohur një herë në autobuz dhe i fut në Parlament.
Duka: Në parlament ka nivelin e Ver Llapës.
Murrizi: Pse këta e prunë nivelin e Ver Llapës? Më mirë të kenë nivelin e Verit apo të bandave?