“Korridori 8” në histori njihet si rruga që lidh dy dete, atë Adriatik me Detin e Zi, nga Durrësi në Varna të Bullgarisë.
Por vitet e fundit është folur së tepërmi për një projekt europian për ndërtimin e një autostrade që kalon pikërisht në këtë gjurmë, e për këtë arsye është pagëzuar me emrin “Korridori 8”, i konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.
E atleti bullgar, Krasse Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8”.
Georgiev është në ditën e 8-të të rrugës së tij, e gjithçka po e transmeton LIVE në kanalin e tij në Youtube./Topchannel