Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar është vrarë në sy të së dashurës së tij.
Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ndodhi në periferi të Marousit rreth orës 05:00, teksa dy të dashuruarit ishin duke shëtitur në park.
Policia thotë se sulmi është kryer nga 3 persona ende të paidentifkuar. E dashura e djalit ka deklaruar se sulmuesit fillimisht i kanë kërkuar paratë dhe celularin, dhe se të tre kishin kapuçë në kokë.
Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk bëhen të ditura.