osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do e dëgjoi Berisha avokatin…të tërhiqet

A do e dëgjoi Berisha avokatin…të tërhiqet

Avokati Spartak Ngjela dha edhe një zgjidhje për situatën politike. Sipas tij, ka ardhur koha që ish-kryeministri Sali Berisha të tërhiqet dhe të krijohet një lidership i ri në PD.

“E vetmja gjë që duhet të ndodhë është që Berisha të tërhiqet në favor të forcave të iluminuara të djathta që vijnë nga shtresat e të djathtës klasike.

Ato shtresa që vinin nga klasa të përmbysura në kohën e komunizmit. Ajo është parti e tyre. Tani shpresa e re e kësaj të djathte ose e asaj shtrese të persekutuar, që ka nivel të lartë, por duhet të rrish jashtë partisë sepse partia është e mykur me mediokritet.

Këtu tani e ka në dorë Saliu. Në rast se ai e bën këtë do ta ketë të lehtë edhe për veten.

Në të kundërt, do të ketë rënie shumë të mëdha dhe nuk ka më asnjë lloj shprese ku të mbështetet për rrezikun që i vjen”, u shpreh Ngjela. Ai nënvizoi se pas skenarëve të dhunës fshihet dora e Sali Berishës dhe prandaj ka ardhur koha për ndryshim në PD sepse me dhunë nuk arrihet dot gjë. “Pas skenarëve të dhunës fshihet PD, natyrisht që edhe Berisha.

E panë që nuk bëjnë dot gjë dhe tani kaluan në protesta paqësore. Edhe tek Rama kishin shpresa. Rama i përkrahu po ta shikosh më vëmendje në mënyrën sesi mbronte policët.

Nuk nxirren policët me duar në xhepa. Megjithatë tani që ka përfunduar gjithçka, duhet të ndryshojë situata, të ndryshojë lidershipi i PD”, tha Spartak Ngjela. /Mimoza Ibra