osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenca “zyrë pune” e LSI: Meta largon të besuarin e Lefter Kokës, emëron Sekretare të Përgjithshme ish-kandidaten për deputete

Presidenca “zyrë pune” e LSI: Meta largon të besuarin e Lefter Kokës, emëron Sekretare të Përgjithshme ish-kandidaten për deputete

Presidenca vijon të jetë institucioni ku punësohen anëtarët e LSI që kanë mbetur pa asnjë funksion. Kur Ilir Meta mori postin e presidentit, ai mori pas vetes këshilltarë dhe funksionarë të tjerë që kishte kur ishte kryetar Kuvendi. Por ditët e fundit kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në stafin e kreut të shtetit.

Meta emëroi Sekretar të Përgjithshëm dy vite më parë Alqi Bllakon, i cli kishte mbajtur të njëjtin post në Ministrinë e Mjedisit, të drejtuar nga Lefter Koka në atë kohë. Pasi mori fund koalicioni PS-LSI, Bllako u zhvendos te Presidenca, duke u emëruar Sekretar i Përgjithshëm.

Por situata ka ndryshuar tërësisht pas përplasjeve që lindën brenda LSI. Pak ditë pasi Lefter Koka refuzoi të digjte mandatin e deputetit dhe doli hapur kundër Monika Kryemadhit, Alqi Bllako është larguar nga posti që mbante në Presidencë, duke u emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Lëvizja e tij tregon dy elementë. Bllako njihet si i afërm i Lefter Kokës, pasi ishte ky i fundit që e mori në ministri. Fakti që ai u largua pasi Koka refuzoi mandatin, tregon se ka një përplasje me Metën. Ndërkohë, fakti që është emëruar te Ujësjellësi, tregon se Lefter Koka ka filluar të qetësojë ujërat me Ramën. Por me largimin e Bllakos, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Ornela Zonja.

Kjo e fundit vjen nga radhët e LSI. Në vitin 2013 ka kandiduar për deputete në zonën e Fierit, ndërsa ka mbajtur dhe postin e zëdhënëses në LSI. Por ajo nuk është e vetmja e punësuar në Presidencë që vjen nga LSI. Këshilltar Ekonomik i Metës është Majlind Lazimi, kushëri i Monika Kryemadhit dhe anëtar i LSI. Po ashtu, këshilltare për Çështjet Sociale është Brunilda Paskali, që rrjedh po nga LSI. Një tjetër emër është Bahri Shaqiri, këshilltar për Sigurinë. Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së LSI. Pra Presidenca është kthyer në zyrë punësimi për të papunët e LSI.

Njerëzit e Berishës

Përveç zyrtarëve të LSI, në Presidencë janë strehuar dhe njerëzit e Bujar Nishanit dhe Sali Berishës. Meta ka emëruar këshilltar diplomatik Valter Ibrahimin. Zoti Ibrahimi të njëjtin post ka mbajtur dhe në administratën e Nishanit. Madje ka marrë dhe dekoratë nga ish-presidenti. Ibrahimi ka shërbyer si ambasador në Gjermani e Austri gjatë kohës që PD ishte në pushtet.

Një tjetër emër që Meta ka mbajtur në detyrë është Flamur Gashi, këshilltar për çështjet e rajonit. Të njëjtin post ai ka mbajtur për 3 vite, (2014-2017) në administratën e Bujar Nishanit. Në listë është dhe Ylli Asllani, këshilltar për pushtetin lokal. Në vitet 2005-2013 ka qenë pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Sali Berisha si këshilltar për problemet vendore, ndërsa në periudhën 2013-2017 kaloi si këshilltar i Nishanit.

Tjetër emër është Pirro Ahmetaj, këshilltar për ushtrinë. Ai ka mbajtur të njëjtin post dhe te Nishani, ndërsa u përfshi dhe në skandale. Pati përplasje të forta mes tij dhe përfaqësuesve të mazhorancës së sotme. Madje dhe me deputetë të LSI. Prurja më e re në Presidencë, ishte Ilda Zhulali, këshilltare për çështjet e integrimit. Përveçse në periudhën 2014-2017 ishte këshilltare e Bujar Nishanit, ajo është dhe bashkëshortja e deputetit demokrat, Aldo Bumçi.

Po ashtu ajo ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Jashtme në kohën e qeverisë “Berisha”. Pra duket se përfaqësues të Berishës janë ende pjesë e kabinetit presidencial dhe ky është një sinjal se aleanca mes Metës dhe Berishës është ende e gjallë.

Kliti Topalli