Teksa kryeministri Edi Rama i bën thirrje Partisë Demokratike për t’u ulur në dialog, duket se për LSI dhe lideren e saj Monika Kryemadhi nuk ka të njëjtën ftesë. Gjatë konferencës me gazetarët pas protestës së 13 Majit ku Kryemadhi nuk ishte prezente, ai u pyet nëse do e ndërronte këtë të fundit me liderin demokrat duke iu referuar marrëveshjes së 17 Majit.
Kryeministri u tregua i prerë se përgjigja më e mirë për Kryemadhin është mospërgjigja.
“Tani këtu mungon vetëm një kafe turke që ta cojmë deri në fund. Nuk kam asnjë përgjigje. Përgjigja më e mirë për zonjën kryemadhi është mospërgjigja. Nuk kam asnjë përgjigje për Monika Kryemadhin”, u shpreh Rama.