Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Radio Europa e Lirë ka thënë se Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut kanë bërë shumë hapa para dhe e meritojnë hapjen e negociatave.
“Po përpiqem të bëj më të mirën time për të arritur qëllimin. Si fillimi kemi nevojë për dritën e gjelbër për të filluar përgatitjet përfundimtare të negociatave. Sigurisht që do të na duhet edhe miratimi i vendeve të tjera, por unë po bëj çmos për të arritur.” ka deklaruar fillimisht Hahn.
I pyetur nëse negociatat mund të shtyhen në muajin tetor për shkak edhe të zgjedhjeve në Parlamentin Europian, Hahn ka thënë se ka shumë diskutime të tilla por mendon se negociatat do të hapen para verës.