Edmond Spaho vendimi i gjykatës për 50 protestuesit e shoqëruar në protestën e 11 majit ishte i ndikuar politikisht nga Edi Rama.
“Damian Gjiknuri, hajduti i zgjedhjeve dhe që çoi për rrush e kumbulla 40 milion euro të buxhetit publik, ngarkohet të kryej reformën zgjedhore, kurse këta që protestojnë për të drejtat e liritë, futen në burg.
Vendimi i sotëm pritej për sa kohë që gjyqtar është nipi i Shefqet Peçit dhe i ati i nënkryetarit të FRESH-it.
Po e ndjekim me vëmendje dhe po i mbajmë shënim të gjitha rastet që po shkelin ligjin dhe do japin llogari në pushtetin e ardhshëm të PD-së”, tha Spaho.
Ndërsa vijoi: “Këta që janë burgosur sot, do konsiderohen si të burgosur politik dhe në pushtetin e PD-ë do të dëmshpërblehen”
Gjykata e Tiranës la në “arrest me burg” 20 protestues, 11 janë në “arrest shtëpie’ dhe 19 “detyrim paraqitje”.