Basha komentoi edhe vendimin e sotëm të gjykatës, e cila la në burg 19 protestues të opozitës.
Edhe pse ata qe u lane ne qeli sulmuan policine dhe institucionet me bomba molotov, Kryedemokrati i cilesoi ata te denuar politik.
Keshtu Basha i jep krah akteve te dhunes duke i konsideruar ato heroizma.
Ja nje pjess nga deklarata:
“Ata dhjetëra të shoqëruar që i bashkohen dhjetëra të tjerëve të arrestuar më parë. Sakrifica juaj për demokraci është shënjuar jo vetëm në kujtesën e PD dhe në partitë tjera të opozitës. Sot kemi të burgosur politikë. Çdo e drejtë e juaja e dhunuar do të vihet në vend.
Ata që ju arrestuan do të përgjigjen para drejtësisë. Rama mendon se do ta mbajë me dhunë pushtetit, ndërsa këtij palo-gjyqtari i them se askush nuk do të të shpëtojë nga shkelja e ligjit. Nuk do të lejojmë që reforma në drejtësi të jetë një pretekst që të lemë në duart e Ramës gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Basha.