Një tërmet me manjitudë 7,5 ballë Righter ra sot në brigjet e Guniesë së Re Papua në oqeanin Paqësor, duke sjellë rrezikun për cunami, sipas institucioneve të specializuara. “Tërmeti ra 44 kilometra në verilindje të Kokopos në Guinenë e Re Papua”, sipas institutit amerikan të gjeologjisë USGS.
“Sipas parametrave paraprake të tërmetit (…) është e mundur që dallgë të rrezikshme të cunamit të prekin brigjet që ndodhen në një rreze prej 1000 kilometrash nga epiqendra”, njoftoi nga ana tjetër Qendra e Alarmeve për Cunami në Paqësor.