osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Viti ’97/ Bamir Topi në rrëfimin e tij të rrallë: Si më futi në kurth Berisha!

Viti ’97/ Bamir Topi në rrëfimin e tij të rrallë: Si më futi në kurth Berisha!

Ish-Presidenti Bamir Topi i ka kushtuar një vend të veçantë trazirave të vitit 1997 në vend, të cilat u ndezën nga kompanitë rentiere që shpallën falimentin njëra pas tjetrës në fillim të vitit duke gjeneruar kështu një mllef popullur, i cili i nxitur në forma të ndryshme dogji vendin.

Topi shpjegon në librin me kujtime raportet me Berishën gjatë periudhës kur ishte ministër dhe që urdhrat nuk i jepte kryeministri Aleksandër Meksi, por Presidenti.

Bamir Topi rrëfen:

Nga fundi i marsit të vitit 1996, më vjen një ftesë nga Presidenti i kohës, Sali Berisha, të cilën ma solli në zyrë korrieri i tij personal. Isha ftuar në një darkë në Pallatin e Brigadave, shtruar në nder të një delegacioni të Këshillit të Europës; një vit më parë, Shqipëria ishte pranuar si anëtare në këtë organizëm.

Ajo që më bëri përshtypje nga të ftuarit, ishte fakti që isha i vetmi midis shqiptarëve që nuk kisha një pozicion të lartë në shtet dhe qeveri. Në këtë numër të kufizuar njerëzish, vura re se prania ime zgjoi kureshtje midis tyre. Më parë, në vitin 1992 unë u isha larguar interesave politike dhe po vazhdoja me qetësi e me pasion karrierën profesionale, edhe pse ofertat kishin qenë të qarta.

Mesa dukej, përveç Berishës, qoftë Arbnori, Meksi, Tritan Shehu apo Fatos Beja po gjykonin se ç’do të thoshte prania ime midis tyre. Shumë shpejt, disa ditë më pas, erdhi ftesa për të kandiduar për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit 1996. Biseda ishte e qartë.

Tashmë, sipas tij, e kisha përmbyllur me sukses karrierën profesionale. Një vit më parë kisha marrë titullin “Profesor” dhe isha i lirë për të ngritur “stekën” dhe për t’u angazhuar në politikë. Për hir të së vërtetës, ndryshe nga katër vite më parë, nuk u mendova gjatë dhe e pranova si një sfidë të re për veten, familjen time dhe për vendin. Për më tepër më pëlqente, por veprimtaria politike si fushë ishte diçka ndryshe.

Kisha filluar ta ndieja nga afër nevojën për të qenë në vendimmarrje politike për mjaft çështje që lidheshin me bujqësinë e ushqimin, duke qenë i pezmatuar prej mjaft vendimeve që merreshin pa profesionalizmin e duhur, për degën më të rëndësishme të ekonomisë kombëtare.

Pasi vendi kishte hyrë zyrtarisht në fushatë, mora vesh se isha caktuar kandidat në zonat kodrinore e malore të Tiranës, në zonën 40, përbërë nga 6 komuna dhe 73 fshatra me elektorat në dominancë të Partisë Socialiste.

Zall Bastari, Shëngjergji, Petrela, Bërzhita, Kërraba dhe Baldushku ishin komunat, fshatrat e të cilave duhej t’i “shkelje” me këmbë brenda 1 muaji.

Një miku im, Njazi Kosovrasti, që e njihte mirë situatën zgjedhore në Tiranë, më thotë: – Mos e prano! – Pse? – i thashë. – Është një zonë elektorale e krijuar në atë mënyrë për ta humbur dhe për t’ia kaluar PS-së. Ti duhet të garosh në qytet, pasi aty i ke lidhjet dhe je djalë Tirone.

– Nuk kam çfarë të bëj tani. Do të bëj gjithçka për ta fituar, por edhe po humba, nuk është fundi i botës. Sido që të vijë puna, mua më pëlqen instituti dhe puna shkencore. Kështu fillova të organizoj një fushatë, ndoshta më e bukura e aktivitetit tim politik.

I shoqëruar nga Tasim Mema, Nazmi Rudi, dr. Arqile Boti dhe dr. Piro Eski, brenda një muaji udhëtova, më shumë në këmbë sesa me makinë, në 73 fshatra, shumë prej të cilave i vizitova dy herë, për të takuar sa më shumë njerëz dhe për t’i bindur jo shumë politikisht sesa profesionalisht, se cila duhej të ishte perspektiva e tyre.

Banorët e këtyre zonave ishin njerëz të mirë dhe izolimi nga infrastruktura e dobët i kishte bërë mikpritës.

Kjo zonë e çuditshme, nga shtrirja territoriale ishte në kufi me shtatë rrethe, si: Kruja, Mati, Librazhdi, Elbasani, Peqini, Rrogozhina e Kavaja.

26 maji erdhi dhe paradoksalisht në asnjë qendër elektorale nuk u panë parregullsi dhe ndonëse Partia Socialiste ishte tërhequr, populli i kësaj zone, në mungesë informacioni, vazhdoi të votojë dhe kur erdhën rezultatet unë kisha fituar me 52% të votave.

Isha i lodhur, por i gëzuar. Brenda një muaji kisha rënë 10 kg në peshën trupore, kjo tregonte mundimin e madh fizik e psikologjik. Atmosfera pas zgjedhjeve nuk ishte e qetë, për shkak të kontestimeve të krahut të majtë. Sidoqoftë, Parlamenti u konstitua dhe më 11 korrik pata një takim në zyrën e Presidentit, i cili më komunikoi që isha përzgjedhur për të drejtuar si ministër, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ishte një lajm i bukur, për një fushë që unë e kisha linjën e profesionit tim dhe e njihja mjaft mirë. Unë do të zëvendësoja z. Hasan Halili, i cili në një bisedë konfidenciale në çastet e marrjes së detyrës më tha: – Më lejo një bisedë miqësore? Patjetër! – i thashë. Me një buzëqeshje në buzë, me doza ironie, vazhdoi:

– Unë vij nga fshati dhe kam qenë për shumë kohë në kooperativë, ndërsa ti vjen nga shkenca dhe je djalë qyteti. Eksperienca më thotë se me intelektualët sillu si intelektual, me fshatarët si fshatar! – Këtë të fundit nuk e premtoj, – i thashë duke qeshur.

– Ti duhet ta dish i thashë se, kam një eksperiencë të përzier, lindur dhe rritur në qytet, disa vite punë në fshat dhe më tej në shkencë. Drejtimi i një ministrie është sfidë e panjohur për mua. Shpresoj të na shkojnë punët mirë. …Muajt e parë po përballesha, përveç rutinës, me një problem që po imponohej nga ndërthurja e firmave piramidale me investimet në bujqësi e blegtori. Nuk jam në gjendje të pohoj sot se vërtet donin të investonin apo gjithçka ishte për alibinë e asaj gjëme që do të vinte më pas.

Në mesin e nëntorit të vitit 1996, së bashku me Presidentin e kohës morëm pjesë në punimet e FAO-s në Romë. Në përfundim të punimeve, Presidenti italian, Scalfaro, organizoi një pritje për nder të delegacioneve të pranishme në Romë. Berisha ishte shumë i tensionuar dhe para se të niseshim për në Pallatin Presidencial “Quirinale” më tha: – Duhet ta shfrytëzojmë për të bërë sa më shumë takime, pasi duhet të qartësojmë ndërkombëtarët që zgjedhjet e 26 majit ishin të rregullta dhe gjithçka u organizua nga opozita. Pjesëmarrja në atë pritje ishte e jashtëzakonshme, madje për herë të parë aty ndodhej i veshur me kostum civil edhe Fidel Kastro. Ky, për arsye “sigurie”, kish mbërritur në aeroportin e Romës në orën tre të mëngjesit. Unë takoja njerëzit që donte të bisedonte Berisha dhe menjëherë ai vinte mbrapa, takim pas takimi.

Realizuam mjaft takime, por atmosfera e tyre ishte e zbehtë dhe pa asnjë mesazh pozitiv për të. Tashmë mbështetja ndërkombëtare për Berishën kish rënë në kuota dramatike. Duke u larguar, shikoja pezmatimin e tij, por siç ndodh zakonisht para pak kamerave që prisnin në aeroportin e Tiranës, situata u përshkrua me nota shumë pozitive dhe si për një vizitë të suksesshme.

Problemet që qëndronin në plan të parë ishin bojkotimi i Parlamentit nga opozita socialiste dhe firmat piramidale, që gati kishin zëvendësuar reputacionin e shtetit dhe i kishin futur të gjithë shqiptarët në një parajsë false, në kafene e restorante, larguar nga punët, një pjesë e mirë kishin shitur shtëpitë dhe kishin futur lekët nëpër firmat rentiere, madje ky virus kishte kapur dhe emigracionin që e shikonin jetën në Shqipëri shumë më të lehtë. Në një takim me përfaqësues të Bankës Botërore nga fillimi i dhjetorit, shikoja tek ata një shqetësim, aq sa në fjalorin e tyre tashmë ishte futur një fjalë e re fenomeni “VEFA”, çka vinte në dyshim të gjitha skemat ekonomike të shtetit. Në këtë atmosferë politike, pa dyshim më i shqetësuari ishte Sali Berisha, në ato kohë President.

Në fillim të janarit, nën kujdesin e USAID, ishin organizuar disa takime të rëndësishme me ministrat e Bujqësisë të Austrisë, Holandës, Suedisë dhe Gjermanisë. Pjesë e delegacionit ishte dhe Njazi Kosovrasti, në atë kohë sekretar shteti për pushtetin vendor. Ishte një mundësi e spikatur që çdo dy ditë të takoheshin ministrat e Bujqësisë të katër vendeve të zhvilluara, kjo falë forcës dhe prestigjit të USAID-it.

Kur biletat ishin marrë dhe gjithçka ishte gati për të nesërmen, vjen një telefonatë nga Berisha dhe pas fjalëve përshëndetëse më thotë të nisesha për ta takuar në vilën 4, të cilën ai e frekuentonte shpesh në këtë periudhë. Pa ditur çdo bisedohej, nuk kisha marrë asnjë dosje pune. Sapo u futa në mjediset e Pallatit të Brigadave, oficeri më ftoi të qëndroja në një dhomë pritjeje, sa të lirohej nga takimi që kishte në atë moment. Nga dera e hapur kuptova që takimi kishte mbaruar dhe në korridor takoj Bashkim Gazideden, shefin e Shërbimit Sekret.

Çudia ishte se, sa herë do të shkoja për të takuar presidentin, Gazidede do të ishte aty, ose edhe kur na gjente ne brenda, ai kishte prioritet para ministrave. E konstatoja edhe nga disa kolegë ministra, që shefi i SHIK-ut ishte bërë bezdi për ta, pasi në atë kohë përdorej jashtë çdo lloj limiti dhe arsyeje nga Berisha. Sapo u futa në dhomën me oxhak, konstatova se Sali Berisha ishte tepër i çoroditur.

– Bamir, nesër në mëngjes do të më sjellësh një informacion për vreshtarinë në Shqipëri, pasi do të futemi me një projekt kombëtar për vreshta! – Patjetër! – i thashë unë, – do të sjell informacionin, por unë nesër nuk do të jem, pasi nisem për në Vjenë! Natyrisht që ai ishte informuar dhe bënte sikur nuk dinte gjë. Me një pamje aspak të qetë thotë: – Nuk di gjë unë. Nuk më ka njoftuar Tritani. – Unë, sipas rregullave, kam njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe nuk e kuptoj pse nuk ju kanë vënë në dijeni. Madje, janë katër takime të organizuara nga USAID.

-Jo, jo nuk mund të shkosh, – vazhdoi. Për të thjeshtuar zgjidhjen e këtij ngërçi të papritur, unë vazhdova: Përveç të tjerave, kam njoftuar edhe Kryeministrin. Tek e fundit, unë isha ministër dhe punën e kisha me z. Meksi. Sapo unë i përmenda Kryeministrin, Berisha shkoi në ekstrem duke ngritur zërin: – Zoti ministër, besoj se nuk e ke harruar që firmën në dekretin tënd nuk e ka vendosur Kryeministri, por unë! – Problemi është se nuk po shkoj për turizëm, por për vizitë pune.

Megjithatë, nëse ju thoni të mos shkoj, po dorëzoj biletat dhe mbaron kjo punë! – vazhdova unë. Merru me Tritanin dhe vendosim, – tha ai. Përpjekjet ishin të kota. Berisha kishte humbur arsyen dhe si përfundim, ky tur takimesh dështoi. Realizova vetëm vizitën në Gjermani, që ishte planifikuar kohë më parë. Këto biseda, por edhe çfarë dëgjohej nëpër ambiente të ndryshme, po e çonin Shqipërinë buzë greminës financiare, politike e sociale. Megjithatë, ende kishte një qetësi të rreme, sikurse qetësia përpara stuhisë. Edhe në fillim të janarit, ende vazhdonte inercia e kësaj “qetësie”.

Në këtë kohë, unë mora pjesë në Panairin e Gjelbër të Berlinit dhe në takim me ministrin gjerman të Bujqësisë u bënë biseda normale dhe u shtruan perspektiva bashkëpunimi. Fill pas kthimit në Shqipëri, gjendja po ndryshonte me shpejtësi për keq dhe pas deklaratës tashmë të njohur të dhënë nga Berisha se paratë e shqiptarëve janë të pastra e të sigurta, erdhi një njoftim për një takim në Kryeministri.

Në një orë të mbrëmjes së datës 4 shkurt 1997, pas fjalës së shkurtër të Kryeministrit Meksi, fjalën e mori Tritan Shehu, në atë kohë kryetar i PD-së, që fliste në emër të Presidentit, si njeriu i besuar i tij. Dëgjoni! – tha Tritani, – situata në firmat rentiere është e rëndë dhe kompania “Gjallica” do të shpallë nesër falimentimin, duke përbërë një rrezik të reaksionit zinxhir edhe për të tjerët. Meqenëse problemi më i madh lidhet me investitorët në Vlorë, do të organizohen takime me strukturat lokale për t’i bërë ballë kësaj situate që nuk do të jetë e lehtë. Tritani kishte pasur një eksperiencë të hidhur personale pak kohë më parë në Lushnjë, kur e morën peng në stadium më 25 janar 1997.

Kryeministri Meksi, mesa kuptoja, ishte për një qëndrim radikal ndaj tyre, që të bllokoheshin nga shteti dhe paratë të ktheheshin, sepse ende ishte një situatë që mund të shërohej. Mesa duket, linja e tij nuk ishte e njëjta me të Presidentit, i cili kërkonte ta sillte gradualisht në tentativë për ta shuar dhe politikisht. Mbasi morëm detyrat, secili u organizua me njerëzit e tij të fushës që mbulonte dhe të nesërmen u nisëm për në Vlorë. Ende asgjë nuk ndihej në këtë qytet. Më 26 janar ishte djegur bashkia e qytetit. Mbledhja u organizua në mjediset e Pallatit të Kulturës, ku u vu re reagimi i parë i fortë i përfaqësuesve lokalë që ishin anëtarë të PD-së, për situatën që parashikohej të ndodhte kur njoftimi të bëhej publik.

Unë isha i shoqëruar nga miku im, Aleksandër Flloko, i cili ishte drejtor i Peshkimit, djali i një mjeku të njohur në Vlorë dhe me njohje të gjerë. Më ftoi të shkonim për drekë te Turizmi i vjetër në hyrje të Lungomares së sotme. Restoranti për çudi ishte bosh dhe pasi u përshëndetëm me kamerierin, Flloko i thotë atij të ndezë televizorin për të ndjekur lajmet e drekës. Kamerieri, një djalë i qetë dhe i njohur i Fllokos, bëri një shenjë si për të thënë: “Çfarë kanë lajmet sot, që po i pret me interes?”. Flloko i thotë se pritet të dalë pronari për të shpallur falimentimin e kompanisë “Gjallica”. Çuditërisht, ai nuk e dha veten dhe vazhdoi të na shërbejë.

Ndërsa ora po shkonte 15:00, në edicionin e lajmeve të Televizionit Shqiptar shfaqet pikërisht Fitim Gërcalliu, i cili e kish regjistruar deklaratën duke shprehur hidhërimin që kompania e tij nuk kish mundur të bënte përpara dhe po falimentonte. Ai siguroi kredituesit që do të bënte çmos t’i likuidonte detyrimet. Kjo deklaratë ishte nga ato që i ngjante një anekdote, kur do të lajmëronin një ushtar për një ngjarje në familjen e tij, duke i thënë: “Gjyshi është pak sëmurë, varrimi bëhet nesër në orën 15:00”.

Kjo gjendje u konfirmua nga kamerieri, i cili pyetjes së Fllokos se si do të përjetohej nga populli i Vlorës, ai tha se, nëse është e vërtetë, këtë qytet e ke në tym e flakë. E vërteta ishte me të. Më 5 shkurt u shpall falimentimi i “Gjallicës”, të nesërmen filluan protestat popullore. Problemi ishte kudo, por qytetarët e Vlorës ishin kreditorët kryesorë të kësaj kompanie, shumë prej të cilëve me vlera të mëdha financiare.